“Gjatë punimeve për hapjen e rrugës automobilistike Durrës, Elbasan, Korçë viti 1927. Ketu jemi në segmentin Elbasan – Librazhd pranë Mirakës ku është tuneli sot (akoma i pa hapur). Nga kjo sipermarrje Italiane shumë punëtorë kanë qënë nga fshatrat tona të rrethit të Librazhdit, të cilët përfituan një ekonomi të mire”. (Foto LUCE mundësuar nga Kozma Borova. / Sokol Sharri)
Në vitin 1900, në Qeverinë Turke, u ngrit problemi i ndërtimit të një rruge kryesore, që të lidhte Stambollin me viset perëndimore të Perandorisë, e konkretisht rruga Egnatia. Më 1902 u fillua puna në dy drejtime për ndërtimin e kësaj rruge nga Manastiri e Elbasani. Në fazën e parë u krye një pjesë Manastir – Ohër dhe nga drejtimi tjetër Elbasan – Fush Buall – Polis. Pas vitit 1908 u ndërtua një segment prej Qukësi në Hotolisht nga një kompani ushtarësh turq. Popullsisë vendase iu vunë taksa, por rruga nuk u përfundua kurrë. Kështu, viti 1912, e gjeti Shqipërinë vetëm me 160 km rrugë për qerre.

Më 15 mars 1925 midis qeverisë Shqiptare me në krye A. Zogun dhe asaj italiane me në krye B. Musolinin, nëpërmjet një grupi financiar krijuar posaçërisht për këtë qëllim, u nënshkrua marrëveshja për ti dhënë Shqipërisë një hua. Në bazë të kësaj marrëveshje më 23 prill 1925 u krijua shoqëria SVEA (Societa per la Svilupo Ekonomiko d’Albanie).

Gjatë vitit 1926 deri në 1936 u ndërtuan Urat e Murrashit dhe Librazhdit,

Aksi rrugor Tiranë – Elbasan – Korçë përfundoi në vitin 1933 dhe ceremonia u bë në Elbasan.

Viti 1973, tuneli i Mirakës, rruga nacionale Librazhd-Elbasan