10 janari, afati i fundit për deklarimin e librave të tatimpaguesve të vegjël me TVSH
10 janari, afati i fundit për deklarimin e librave të tatimpaguesve të vegjël me TVSH

Drejtoria e Përgjithshme e Tatimeve sjell në vëmendje të tatimpaguesve të biznesit të vogël me qarkullim 2-5 milionë lekë, se data 10 janar 2019, është afati i fundit i deklarimit dhe dorëzimit të Librave të Shitjes dhe Blerjes për periudhat tetor- nëntor- dhjetor 2018.

Ky është një detyrim që nuk mbart asnjë penalitet, por që duhet të përmbushet nga ana e tatimpaguesve, sepse këto të dhëna përbëjnë bazën për plotësimin e mëtejshëm të deklaratës së thjeshtuar të TVSH-së.

Administrata Tatimore shprehet e gatshme të asistojë bizneset gjatë procesit të plotësimit dhe dorëzimit të Librave të Shitjes dhe Blerjes.

“Për këtë qëllim, ju ftojmë të vizitoni “Këndin e Asistencës” i dedikuar për biznesin e vogël, pranë të gjitha Drejtorive Rajonale Tatimore (13 kënde efektive). Pranë këtyre këndeve, ju mund të merrni të gjithë asistencën e nevojshme, në mënyrë që të përmbushni me korrektësi detyrimet ligjore”, thuhet në njoftimin për shtyp të DPT-së.

Gjithashtu për çdo paqartësi, të interesuarit mund të telefonojnë pranë Qendrës së Thirrjeve në numrin e gjelbër pa pagesë 0800 00 02, ku një operator do t’u ofrojë asistencë në kohë reale./atsh