Djali i regjisorit Gjergj Xhuvani, ka kërkuar leje nga burgu për të marrë pjesë në ceremoninë mortore të të atit.

Konstandin Xhuvani po vuan dënimin në burgun e Fushë-Krujës, me 35 vite dënim, pasi vrau katër persona në 2014. Pas një sëmundjeje të rëndë, Gjergj Xhuvani ka ndërruar jetë në moshë 56 vjeçare këtë të mërkurë, në një spital në Romë.Këtë vit pritej dhe premiera e filmit të tij të ri ‘Liqeni im’. Xhuvani ishte bashkëshorti i aktores së njohur Luiza Xhuvani.