Detajet e Shqipërisë së bukur, në fokusin e artistëve të rinj, të cilët promovojnë me kartolinat e tyre turizmin shqiptar në 12 muajt e vitit u prezantuan në konkursin “The Beautiful Albania”.

I pranishëm mes të rinjve pjesëmarrës ishte dhe ministri i Turizmit dhe Mjedisit, Blendi Klosi, i cili theksoi se në ditët e sotme, çdo detaj, vend, traditë, mund të shndërrohet në një produkt turistik që duhet promovuar në të gjitha format, përfshirë edhe një kartolinë.
“Në Shqipëri e kemi të nevojshme mbase më shumë se kudo tjetër në rajon që t’i afrojmë turizmit shqiptar, këto gjëra të bukura, të veçanta, për ta bërë Shqipërinë më atraktive në sytë e atyre që e vizitojnë dhe shijojnë turizmin shqiptar”, tha Klosi.

Shqipëria ka nevojë të promovojë turizmin në 12 muajt e vitit në të gjithë vendin.
“Këto fotografi të bukura, të jenë pjesë e komunikimit tonë të brendshëm për të ftuar vetë komunitetin tonë të kalojnë më shumë pushime në vendin tonë në Shqipëri për t’i dhënë një mbështetje hotelierëve shqiptarë që të kenë biznes 12 muaj në vit”, u shpreh ministri Klosi.

Sfida e Ministrisë së Turizmit këtë vit, tha ministri Klosi, është pikërisht nxitja e turizmit të brendshëm, në mënyrë që vetë shqiptarët t’i japin një mbështetje të fortë industrisë së turizmit në vend të prekur së fundmi edhe nga tërmeti i 26 nëntorit.

“Kjo do të jetë një nga sfidat e brendshme të Ministrisë së Turizmit, se sa do të kemi ne mundësi që të zhvillojmë turizmin e brendshëm të qytetarëve shqiptarë. Përse të mos i kalojnë pushimet në vendet e mrekullueshme që ne kemi për t’i afruar si destinacion, si kulinari, si traditë, por natyrisht për t’i afruar edhe si mbështetje të vetë biznesit të turizmit shqiptar, që ka shumë nevojë, edhe tashmë në kuadër të goditjes që mori nga tërmeti, për të dhënë mbështetje, për t’i dhënë solidaritet, për t’i dhënë energji, për të bërë ne të parët brenda vetes sonë turizmin edhe në kuadër të festave të fundvitit për të cilat ne kemi menduar t’i organizojmë në mënyrë sa më të denjë dhe sa më afër njerëzve të cilët kanë pësuar goditje nga tërmeti i 26 nëntorit”, tha Klosi.

Konkursi “The Beautiful Albania”, i organizuar nga Maniacard mblodhi 150 pjesëmarrës, të cilët përmes fotove zbuluan bukuritë dhe potencialet turistike të Shqipërisë, duke promovuar vende, tradita e detaje të tjera që e bëjnë Shqipërinë e bukur, ashtu siç e propozojnë vetë shqiptarët.

Kartolinat shfaqin detaje të reja të destinacionit dhe zbulojnë aspekte të tjera nga qytetet tona, zonat e veçanta, kulinaria, stilet e jetesës, kultura, historia, personazhet etj.

150 të rinj promovojnë bukuritë e Shqipërisë, Klosi: 2020-ta sfidë për zhvillimin e turizmit të brendshëm

150 të rinj promovojnë bukuritë e Shqipërisë, Klosi: 2020-ta sfidë për zhvillimin e turizmit të brendshëmhttp://ata.gov.al/2019/12/17/150-te-rinj-promovojne-bukurite-e-shqiperise-klosi-2020-ta-sfide-per-zhvillimin-e-turizmit-te-brendshem/Klosi theksoi se në ditët e sotme, çdo detaj, vend, traditë, mund të shndërrohet në një produkt turistik që duhet promovuar në të gjitha format përfshirë edhe një kartolinë.“Në Shqipëri e kemi të nevojshme mbase më shumë se kudo tjetër në rajon që t’i afrojmë turizmit shqiptar, këto gjëra të bukura, të veçanta, për ta bërë Shqipërinë më atraktive në sytë e atyre që e vizitojnë dhe shijojnë turizmin shqiptar”.

Gepostet von Agjencia Telegrafike Shqiptare am Dienstag, 17. Dezember 2019