Ka hapur siparin në Elbasan panairi i 21 tregëtar i Ditës së Verës. Ashtu si çdo vit ky panair u çel në ambientet e Pallatit të Sportit ndërsa prezantohen rreth 50 biznese. Panairi tregtar organizohet nga Dhoma e Tregtisë në bashkëpunim me Bashkinë e Elbasanit.

 

Prej dy vitesh tashmë në Elbasan çelet edhe “Panairi i Librit” ku më shumë se 40 shtëpi botuese sjellin titujt dhe autorët më të mirë. Panairi u vizitua nga Kryetari i Bashkisë i cili theksoi se tradita e Elbasanit e do librin më shumë se çdo gjë tjetër ndaj dhe ky panair me të drejtë çel aktivitetet në kuadër të festës tradicionale të Ditës së Verës.

 

Kryetari i Bashkisë së Elbasanit Z. Qazim Sejdini i dha titullin “Mirënjohja e Qytetit”, pas vdekjes Z. Milianov Kallupi “Për artin e talentin e tij të spikatur poetik, si dhe për drejtimin shembullor të komunitetit të krijuesve elbasanas”.

 

Kryetari i Bashkisë së Elbasanit i dha titullin “Mirënjohja e Qytetit” shkrimtares Elisabeta Myftari “Për kontributin cilësor në fushën e prozës dhe poezisë shqipe”. Pavarësisht aktiviteteve të shumta me rastin e festës tradicionale të Ditës së Verës, aktivetetet që në fokus kanë librin kanë marrë një vëmendje të veçantë.

 

 

Në fund të çdo 3-mujori gjimnazitët prezantojnë vepra apo punime të cilat vijnë në kuadër të programit për plotësimin e portofolit të të nxënit. Referuar qasjes së re kurrikulare portofoli i të nxënit merr rëndësi të posaçme