Zyrat e Punës po funksionojnë si instrumente strategjikë të punësimit në të gjithë vendin.

Ministrja e Financave dhe Ekonomisë, Anila Denaj, bëri të ditur sot se, “491 punësime janë realizuar gjatë kësaj jave nëpërmjet Zyrave të Punës”.

Gjithashtu vijon procesi i punësimit nëpërmjet Zyrave të Punës, ku ministrja Denaj sjell në vëmendje rastin e Leonisës, e cila pasi kreu praktikën profesionale, të mundësuar nga Zyra e Punësimit Has, aplikoi për punë pranë një kompanie.

Pas periudhës së provës, ajo sot është e punësuar si ekonomiste pranë kësaj kompanie.

Falë Shërbimit Kombëtar të Punësimit, çdo shtetas tashmë ka mundësinë që jo vetëm të kërkojë punë, por edhe të trajnohet për përmirësimin e aftësive personale./atsh