Autoritetet policore të Karolinës së Jugut janë vënë në kërkim të dy makinave, të cilat dyshohen se kanë rrëmbyer një vajzë 6 vjeçare shumë pranë shtëpisë së saj.

6 vjeçarja Faye Swetlik u pa për herë të fundit duke luajtur para shtëpisë së saj në Londonderry Lane, në provincën Cayce të rajonit të Columbia-s, rreth orëve të pasdites. Pas një kërkimi intensiv për disa orë nga familja e vajzës, të shqetësuar që ende nuk e kishin gjetur u drejtuan në rajonin e policisë rreth orës 5 të mëngjesit.

Departamenti i Sigurisë Publike në Cayce postoi fotografi të dy makinave duke thënë në postim se: “Të dy automjetet ishin në lagje gjatë kohës kur Faye Swetlik u pa për herë të fundit. Hetuesit tanë akoma nuk i kanë identifikuar të dyshuarit, por  gjenden në terren për të mësuar më shumë rreth ngjarjes”, njoftoi policia.

Autoritetet publikuan gjithashtu pamje të Faye duke zbritur nga autobusi i saj i shkollës. Në pamje shikohet se vogëlushja ngrihet nga vendi ku ishte ulur, afrohet pranë shoferit të autobusit dhe bisedon me të dhe më pas del nga automjeti. Sipas një dëshmitari, kjo gjë ka ndodhur rreth orës 14:00, ditën që vajza u shpall e humbur nga familjarët.