6,158 përdorues të rinj janë regjistruar në portalin qeveritar e-Albania gjatë periudhës 4-10 tetor 2019, që marrin on line 527 shërbime të ofruar nga 47 institucione.

Sipas të dhënave zyrtare, qytetarët kanë shkarkuar gjatë kësaj jave 60, 253 dokumente me vulë elektronike ndërsa numri total i përdorimeve të shërbimeve elektronike kap shifrat e 21 627.

Ndërkaq, në portalin e-Albania janë gjeneruar 42 320 certifikata, çka ka sjellë kursimin e 2.2 milionë lekëve për qytetarët, 4 134 vërtetime tatimore kanë kursyer 43 ditë kohë për qytetarët dhe janë kryer 8931 aplikime për shërbime konsullore nga shqiptarët jashtë vendit. /atsh