80 mijë policë blindojnë Francën për protestat e jelekverdhëve
80 mijë policë blindojnë Francën për protestat e jelekverdhëve

Demonstrim i ndaluar për sot për jelekverdhët, në qendër të Bourges, ku lëvizja ka vendosur të zhvillojë protestën e nëntë kombëtare kundër politikës së presidentit Emmanuel Macron.

Për mikrofonin e Bfm-Tv, prefektja Catherine Ferrier ka specifikuar se ky ndalim ka të bëjë vetëm me “qendrën historike” për të siguruar që protesta të jetë e qetë.

Ndërkohë, pas masave të njoftuara për rendin publik nga kryeministri Edouard Philippe, pritet që sot në të gjithë vendin të dislokohen me 80 000 agjentë.

Një sinjal tjetër i qëndrueshmërisë së ekzekutivit, është rikthimi në rrugë i automjeteve të blinduara të xhandarmërisë.

Për të shmangur më të keqen, pas devijimeve fundjavën e kaluar, autoritetet do të përpiqen të ndalojnë individë potencialisht të rrezikshëm para zhvillimit të protestave.

/atsh