Është zhvilluar sot në Elbasan një seminar nga Qendra Fokus, me përfaqësues të drejtorisë së Shëndetit Publik dhe Shërbimit Social nën moton “Me familjen në mendjen” ky është një projekt me donator LëvisAlbania dhe do të implementohet në katër bashki si ajo e Elbasanit, Tiranës, Vlorës, dhe Shkodrës.

Drejtoresha e qendrës “Fokus” njëkohësisht dhe mjeke psikiatre Anita Pilika në një prononcim për Tv Skampa ka sqaruar me detaje synimin e këtij seminari.

Znj. Pelika shprehet se qëllimi i tij është të kontribuojë në transformimin e jetës së fëmijëve si kujdestarë të prindërve që vuajnë nga sëmundje mendore dhe si përfitues të shërbimeve vendore për kujdes shëndetësor, social dhe arsimor.

Seminare të tilla, sipas trajnuesve, do të bëjnë të mundur garantimin dhe monitorimi vendor të cilësisë së shërbimeve mjekësore dhe mbështetjes ndaj fëmijëve, dhe ky ka qen pikërisht qëllimi i LëvizAlbania.

Ndërkohë që nga verifikimet e deritanishme, Znj Pelika, shton se projekti ka identifikuar 250 fëmijë në këto katër qytete dhe se në Elbasan janë 30 fëmijë që kanë nevoja.

Trajnimi i sotëm kishte të bënte edhe me metodologjinë dhe parimet indetifikuese, në lidhje me paketën e shërbimeve në mbrojtje të familjeve me persona që vuajnë nga sëmundjet mendore.

Nëpërmjet monitorimit të gjendjes aktuale do të bëhet i mundur identifikimi i rasteve urgjente që kërkojnë ndërhyrje dhe qasje të integruar të mbrojtjes dhe shërbimeve.

Nëpërmjet monitorimit të shërbimeve mjekësore dhe sociale me fokus rastet e sëmundjeve mendore do të bëhet e mundur vlerësimi i nevojave të ndërhyrjes, mekanizmave vendorë dhe përgatitjes së tipologjisë së rasteve.

Edlira Xherri