Toka në vendin tonë nuk ka gjetur akoma qetësi pas tërmetit të fortë 26 nëntorit.

Sipas Institutit të Gjeoshkencave, Energjisë, Ujit dhe Mjedisit jane regjistruar 9 lëkundje tërmeti nga orët e vona të natës deri në orën 07:07 të mëngjesit të sotëm.

Fatmirësisht magnituda e tyre ka qenë e ulët, në krahasim me tërmetin, që shkaktoi 50 viktima.

Lëkundja me magnitudën më të fortë ka qenë ajo po me epiqendër ne Lalëz, me forcë 3.4 dhe është matur në orën 05:16.

igjeum.png