Në dy muajt e parë të vitit 2019 janë konfirmuar 91 raste të personave të prekur nga fruthi. Instituti i Shendetit Publik bën të ditur se pjesa më e madhe e pacientëve janë nen moshën 2 vjecare.

Qyteti me numrin më të larte të të prekurve është Tirana me 55 të prekur. Në Elbasan nuk ka asnjë rast të konfirmuar ndërkohë që në Lezhe janë konfirmuar 10 vetë dhe në Durrës 7 të infektuar nga fruthi. Ishp bën të ditur se vijon vaksinimi për të gjithë fëmijet sipas kalendarit të vaksinave si dhe për fëmijët që e kanë të prapambetur vaksinën. Ndërkohe vendi po përballet me aktivitet të lartë të gripit, i cili mund të parandalohet përmes vaksinimit.

Edlira XHERRI