U bë shkak zemërimi një stërvitje ushtarake e përbashkët Kore e Veriut-ShBA. Sikurse raporton BBC, duke cituar Agjensinë Zyrtare të lajmeve KCNA, Koreja e Veriut tha se stërvitjet ishin një “provokim” .

Kështu, duket se Koreja e Veriut është tërhequr sërish në linjën e saj dhe në bisedimet e nivelit të lartë me Korenë e Jugut që ishin parashikuar të zhvilloheshin nesër.

Koreja paralajmëroi edhe SHBA për anulimin e samitit historik dhe takimin midis Kim Jong-un dhe Presidentit të SHBA Donald Trump që është planifikuar për në 12 qershor në Singapor.

Në mars, Trump i dha botës lajmin e papritur duke pranuar një ftesë për të takuar Z. Kim Jong.

Nga Departamenti amerikan i Shtetit vjen njoftimi se po vazhdonte të përgatitej për samitin e Trump-Kim në Singapor dhe se nuk ishte në dijeni të ndonjë ndryshimi në pozicionin e Koresë së Veriut.

Elbasani News