Aftësia e kufizuar : ”Unë jam si ju”
Aftësia e kufizuar : ”Unë jam si ju”

“Unë jam si ju” nën këtë moto kanë  vazhduar aktivitetët për ditën e përsonave me aftësi ndryshe.

Sot në Fakultetin e Shkencave të Edukimit është zhvilluar një leksion me dyer të hapura për të vazhduar fushatën e ndërgjegjësimit për përsonat me aftësi të kufizuar .

Ky aktivitet u organizua nga studentët e Master Profesional “Puna sociale me fëmijët dhe familjen “  si dhe u koordinua nga pedagogia Denisa Ballhysa. Znj.Ballhysa u shpreh se se ky leksion ka si obejktiv sensibilizimin dhe ndërgjegjësimin e studentëve pikërisht për studentët me aftësi ndryshe.

“Natyra na ka dhënë jetë ,krijimi I mundësive për të jetuar të takojnë ty.Unë kam kaluar një sfidë të vështirë për të arritur këtu ku jam “, kështu shprehet Avdija ,studente  e Masterit e cila është e verbër.

Për të kuptuar se si ndjehehen dhe çfarë vështirësishë kalojnë personat me aftësi të kufizuar studentët  bënë edhe disa eksperimente për të arritur në përfundimin se asgje nuk është e pamundër nësë ke dëshirë për të bërë diçka.