Agroturizëm-Programit 100+ i shtohen fshatra të rinj dhe tre fusha specifike
Agroturizëm-Programit 100+ i shtohen fshatra të rinj dhe tre fusha specifike

-Programit kombëtar “100 fshatrat” që koordinon sektor potencial në funksion të krijimit të modelit të zhvillimit rural, përmes agroturizmit, do ti shtohen fshatra të rinj potencial nga rrethe të tjera si dhe tre fusha specifike mbështetëse:  agroturizmi, bujtina dhe marka “E dua”.

Zv ministrja e Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural Ermira Gjeçi tha sot gjatë takimit “Akademia 100+ fshatrat” që u zhvillua në Tiranë, se tashmë Ministria e Bujqësisë ka identifikuar 100 fshatrat e parë dhe ka nisur proceduar për fshatrat e rinj që i shtohen këtij programi në 100 plus, duke e pasuruar me fshatra të tjere programin për zhvillimin e integruar rural.

“Ndërsa janë përcaktuar edhe 3 fusha specifike mbështetëse të tij që paraqesin potencile të larta të zhvillimit të agroturizmit që janë agroturizmi, bujtinat dhe marka “E Dua””, tha Gjeçi.

Tashmë tha ajo për programin 100 + fshatrat po bashkëpunojnë 4 dikastere (e Bujqësisë, Transportit dhe Energjisë, Kulturës dhe Turizmit) nën drejtimin e Zyrës së Kryeministrit, ndërsa risi e këtij program është Akademia e 100 fshatrave, e cila ka nisur punën në terren duke orientuar fermerët të investojnë në agroturizëm si e vetmja mënyrë që mund të zhvillojë zonat e varfra, duke tërhequr turistë përmes bukurive natyrore dhe traditave të zonës./ATSH