Aksident i rëndë! Makina përplas të moshuarin shqiptar, autori largohet nga vendi i ngjarjes
Aksident i rëndë! Makina përplas të moshuarin shqiptar, autori largohet nga vendi i ngjarjes

Një aksident i rëndë ka ndodhur në aksin Korçë- Boboshticë këtë të premte ku një makinë ka përplasur një këmbësor.

Mësohet se i plagosuri është një burrë rreth të 60-tave. Ndërkohë pas incidentit, drejtuesi i mjetit është larguar nga vendngjarja duke e lënë të shtrirë në tokë të moshuarin. Mësohet se i moshuari ndodhet në gjendje të rëndë shëndetësorte dhe aktualisht është duke u transportuar në Tiranë pranë spitalit ushtarak.

Policia ka shkuar në vendin e ngjarjes dhe ka nisur hetimet për identifikimin e autorit dhe të plagosurit./Express