Një aksident me dy të plagosur ka ndodhur mëngjesin e sotëm në superstradën Lezhë-Shkodër. Ngjarja ndodhi në kryëqezimin e Blinishtit. Mësohet se dy makina janë përplasur me njëra-tjetrën.

Deri tani nuk dihen rrethanat e ngjarjes, si dhe identiteti i të plagosurve nuk bëhet i ditur. Aktualisht policia po heton mbi ngjarjen.