Mëngjesin e sotëm një aksident raportohet se është regjistruar në zonën e Lungomares, në qytetin e Vlorës.

Raportohet se një fëmijë rreth moshës 7 vjeç është përplasur nga një automjet.

Fëmija është dërguar me urgjencë në spital nga vetë drejtuesi i mjetit, ndërkohë që nuk dihet gjendja e tij shëndetësore.

Policia ndodhet në vendin e ngjarjes dhe ka nisur hetimet për zbardhjen e rrethanave të aksidentit.

ge