Një aksident i rëndë automobilistik ka ndodhur pak minuta më parë në aksin Librazhd-Elbasan.

Aksidenti ka ndodhur në afërsi të fshatit Pishkash, ku nga përplasja e dy automjeteve një person ka humbur jetën dhe tre të tjerë kanë mbetur të plagosur.
Forca të policisë kanë mbërritur në vendin e ngjarjes.

Informacion paraprak nga Policia:

Në aksin rrugor Librazhd- Qaf Thanë, në fshatin Pishkash, janë përplasur mjetet tip “Benz” me mjetin tip “Ford”,. Si pasojë drejtuesi i mjetit “Ford”, shtetasi A.V., rreth 45 vjeç, ka ndëruar jetë në Spitalin e Librazhdit.
Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e shkakut të aksidentit.