Një aksident ka ndodhur pak minuta më parë në aksin rrugor Prrenjas- Qaf Thanë. Aksidenti është shkaktuar si pasojë e humbjes së kontrollit të mjetit nga shtetasi A.M., 28 vjeç, nga Librazhdi. 28 vjeçari drejtonte mjetin tip Volvo, ndërkohë që  ka humbur kontrollin mbi mjetin dhe si pasojë mjeti ka dalë nga rruga.

Drejtuesi i mjetit u transportua në Spitalin e Librazhdit, dhe ndodhet nën kujdesin e mjekëve.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e shkakut të aksidentit.