Një aksident i rëndë është shënuar në aksin e rrugës kombëtare Elbasan –Tiranë, ndërsa raportohet se dy persona kanë mbetur të plagosur.

Aksidenti sipas burimeve zyrtare ka ndodhur në Bradashesh dhe në të janë përfshirë të paktën tri automjete. Si rezultat i aksidentit informacione paraprake bëjnë me dije se dy persona kanë mbetur të plagosur , ndërsa automjetet kanë pësuar dëmtime serioze.

Për shkak të aksidentit është bllokuar përkohësisht qarkullimi , ndërsa policia ka mbërritur në vendngjarje për disiplinimin e qarkullimit si dhe përcaktimin e shkaqeve që kanë sjellë aksidentin.

E.Xherri

Elbasan

Informacioni DVPE

Në aksin rrugor Elbasan- Metalurgji, mjeti tip “Benz” me targa AA 641 PU, me drejtues shtetasin H.F., 24 vjeç, banues në lagjen “Xhami”, Peqin, është përplasur me mjetin tip “Ford” me targa AA 362 TR me drejtues shtetasin A.K., rreth 40 vjeç, banues në Elbasan.

Si pasojë janë aksidentaur të dy drejtuesit e mjeteve, të cilët janë transportuar në Spitalin e Elbasanit, jashtë rrezikut për jetën.

Grupi hetimor ndodhet në vendgjare dhe po punon për zbardhjen e shkakut të aksidentit.