Njl aksident i rendë ka bdodhur mbremjen e sotme në aksin rrugor Elbasan- Peqin, në fshatin Përparim , mjeti tip “Skoda”, me drejtues shtetasin R.M., 29 vjeç, banues në Fier, është përplasur me mjetin fugon tip “Benz”, me drejtues shtetasin A.K.

Nga DVP Elbasan bëhet e ditur se si pasojë e aksidentit janë lënduar drejtuesi i mjetit fugon dhe dy pasagjerët shtetasit L.S., 28 vjeç, dhe F.H., rreth 6 vjeç, të cilët janë transportuar në Spitalin e Elbasanit dhe ndodhen nën kujdesin e mjekëve.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e shkakut të aksidentit.
Edlira XHERRI