Një aksident i rëndë me pasojë vdekjen ka ndodhur në rrugën e Kombit, ku një kamion ka dalë nga rruga dhe është përmbysur.

Nga aksidenti, shoferi ka ndërruar jetë ndërkohë janë dashur disa minuta për nxjerrjen e tij nga mjeti i përmbysur.

Aksidenti ndodhi në afërsi të fshatit Kolsh ndërkohë, qarkullimi i mjeteve në aksin Kukës-Tiranë është bllokuar pasi mjeti i aksidentuar ka bllokuar rrugën. Nuk dihet ende identiteti i viktimës.

Deri tani ende nuk dihen shkaqet e aksident, por nga të dhënat e para dyshohet se atë mund ta ketë zënë gjumi.

Elbasani News