Një akisdent ka ndodhur mëngjesin e sotëm në Tiranë. Burime nga policia bëjnë me dije se rreth orës 08:20 në rrugën “Sulejman Delvina”, automjeti me drejtuese M. Y ka përplasur një këmbësore.

Si pasojë e përplasjes, është dëmtuar jashtë rrezikut për jetën A. K rreth 50 vjeçe  e cila u dërgua në spital për ndihmë mjeksore. Sakaq, policia sqaron se drejtuesja e automjetit është shoqëruar në Komisariat

Njoftimi i plotë:

Tiranë/Informacion paraprak

Rreth orës 08:20 në rrugën “Sulejman Delvina”, automjeti me drejtuese shtetasen M. Y ka përplasur një këmbësore.

Si pasojë e përplasjes, është dëmtuar jashtë rrezikut për jetën shtetasja A. K rreth 50 vjeçe  e cila u dërgua në spital për ndihmë mjeksore.

Drejtuesja e automjetit shtetasja  M. Y është shoqëruar në Komisariat për veprime të metejshme hetimore.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po vijon punën për sqarimin e rrethanave të ngjarjes dhe shkakut të aksidentit.

NewsBomb