Sërish aksident në “Kryqëzimin e Vdekjes” në Peqin me pasojë plagosjen e dy shtetasve.
Ngjarja është regjistruar pasditen e sotme në vendin e njohur si “Kryqëzimi i Gjocajve” i njohur nga të gjithë për aksidentet e frikshme me disa të vdekur dhe dhjetëra të plagosur në këto vite.
Mjeti tip Toyota Yaris është përplasur me mjetin Ford. Si pasojë e kësaj përplasje mbetën të lënduar dy drejtuesit e automjeteve por fatmirësisht jashtë rrezikut për jetën.
Vetëm pak ditë më parë në të njëjtin vend humbi jetën një 50 vjeçare dhe u plagosën 5 të tjerë.
Deri më tani në këtë vend nuk është marrë asnjë masë për parandalimin e aksidenteve.