Një aksident tragjik ka ndodhur mbrëmjen e sotme në aksin Thumanë-Fushë Krujë, në kryqëzimin e Borizanës.

Mësohet se një automjet “Audi” është përplasur me një kamion, duke e goditur nga pas.

Nga aksidenti kanë humbur jetën tre persona, ndërsa një tjetër në gjendje të rëndë është transportuar drejt spitalit.

Nga hetimet paraprake dyshohet se shkak i aksidentit ka qenë shpejtësia e lartë.

Policia e mbërritur në vendngjarje ka nisur hetimet.

/Ora News.tv/