Një aksident i rëndë ka ndodhur mbrëmë në Shkup, për pasojë kanë humbur jetën 5 persona.

Siç raportojnë mediat vendase ngjarja ka ndodhur në hyrje të lagjes Draçevë të Shkupit.

Mësohet se janë përplasur një automjet dhe një kamion, ndërsa kanë humbur jetën pesë persona.

Tre prej tyre kanë humbur jetën në vendngjarje, ndërsa dy personat e tjerë kanë ndërruar jetë në klinikat e Shkupit.