Një nxënes po transportohet në drejtim të Tiranës me helikopter pas aksidentit të mengjesit të sotshëm në një fshat të qarkut të Beratit.

Gjatë aksidentit në Berat, një mikrobus ka dalë nga rruga në fshatin Verzhezhë, sduke shkaktuar disa të plagosur të cilët janë dërgouar në spitalin e Beratit.

Mikrobusi me traga AA 445 KE ka qenë duke transportuar disa nxënës shkolle në këtë zonë për në shkolen e Çorovodës, nxnesit ishin të moshës 14-18 vjeçarë.

Dyshohet se mjeti ka reshqitur në rrugë dhe ka rënë duke sjellë edhe aksidentin fatal.

Shoferi ka humbur kontrollin duke transportuar femijët e fashtit të Skraparit. Ne furgon ishin 15 nxënës.

Në spital kanë mbërritur dy të plagosur ndërkohë që dy të tjerë janë rrugës. Thuhet se janë 10 të plagosur nga ky aksident.

 

© SYRI.net