Një 17-vjeçar ka ndërruar jetë në një aksident të trefishtë në dalje të Tiranës, pranë “Teg”-ut.

Aksidenti i rëndë ndodhi mbrëmjen e sotme rreth orës 22:00 ku tre automjete u përplasën me njëra-tjetrën, ndërsa shkaqet nuk dihen ende.

Forcat e policisë dhe ambulanca mbërritën menjëherë në vendin e ngjarjes për t’i asistuar të plagosurve. Raportohet se një 17-vjeçar me inicialet K. V. ka ndërruar jetë ndërsa tre persona të tjerë janë transportuar me plagë të shumta në spital.