Dy autobusë janë përplasur me njëri-tjetrin, duke i marrë jetën 22 personave dhe plagosur 37 të tjerë.

Ngjarja tragjike ka ndodhur në Bolivi, raporton Reuters.

Sipas autoriteteve vendase autobusët janë përplasur kokë më kokë me njëri- tjetrin, përgjatë rrugës që lidh dy qytetet Oruro dhe Potosi.

Të lënduarit janë transportuar për në spital. Aksidente të tilla janë bërë gjithnjë e më të zakonshme në Bolivi.

Pjesa më e madhe e rrugëve, përfshirë ato që të çojnë në kryeqytet, La Paz, janë të pjerrëta dhe mes maleve. Një aksidenti i ngjashëm ndodhi në Dhjetor, ku si pasojë gjetën vdekjen 16 persona.

© SYRI.net