Policia e Elbasanit ka arrestuar ditën e djeshme një të ri, pasi ka aksidentuar një 6-vjeçar.

Siç njoftohet nga policia, në pranga është vënë Klint Lulja, 19  vjeç banues në Elbasan.

Arrestimi i tij, u bë pasi, në rrugën “25 Nëntori”, duke drejtuar mjetin tip “Smart”, ka aksidentuar këmbësorin N.T., 6 vjeç banues në Elbasan, i cili ndodhet në spitalin e Tiranës, jashtë rrezikut për jetën.

Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Elbasan për veprime të mëtejshme për veprën penale “Shkelja e Rregullave të Qarkullimit Rrugor”.