Kontrolloi i befasishëm i policisë ka vënë në pranga 3 persona pasi u kapën në flagrancë me lëndë narkotike, si dhe me armë stimuluese.

Kokainë e Kanabis, si dhe armë simuluese pa leje.

Forcat policore të Lezhës, Kurbinit dhe Mirditës, kanë ushtruar kontrolle në të gjithë qarkun për rritjen e parametrave të sigurisë, ku si rezultat janë arrestuar në flagrancë 3 shtetas si dhe proceduar penalisht 2 të tjerë duke sekuestruar lëndë narkotike Kokainë e Kanabis dhe armë simuluese pa leje.

Blutë bëjnë me dije se janë vënë në pranga shtetasit:

– S.H. 18 vjeç, banues Milot, pasi gjatë kontrollit fizik në një lokal, iu gjetën e sekuestruan 18 doza lëndë narkotike Kokainë.

– Z.V. 54 vjeç, banues në Shkoder, pasi te Kryqëzimi i Kallmetit, u kap duke drejtuar motorrin pa leje drejtimi dhe në gjendje të dehur.

– Gj.P. 63 vjeç, banues në Shkoder, sepse në Zejmen u kap duke drejtuar motorrin pa leje drejtimi.

Gjithashtu, u proceduan penalisht edhe shtetasit :

– Gj.N. 26 vjeç, banues në Kurbin, pasi gjatë kontrollit fizik në një lokal iu gjetën disa doza lëndë narkotike e dyshuar kanabis sativa.

– E.J. 18 vjeç, banues në Lezhë, pasi gjatë kontrollit fizik në një lokal iu gjet e bllokua një armë simuluese me karikatore me 4 fishekë pa leje.

Ata akuzohen për veprat penale “Prodhim dhe shitje e lëndëve narkotike”, ” Drejtim mjeti në mënyrë të parregullt” dhe ” Mbajtje pa leje e armëve sportive” .

Sakaq, materialet procedurale iu referuan Prokurorive Lezhë dhe Kurbin.