Gjatë një operacioni anti-drogë, policia italiane ka bërë të mundur arrestimin e dy shqiptarëve mëngjesin e sotëm. Sipas mediave lokale, në total janë arrestuar pesë persona. Nga këta, tre janë italianë nga Napoli, por prej kohësh rezidentë në Pisa dhe dy shqiptarë.

Për të gjithë, është ekzekutuar masa e sigurisë arrest me burg. Policia ka shpjeguar se të pestë trafikonin sasi të mëdha kokaine dhe marijuhane.

Detaje të reja pritet të dalin në dritë në mesditë, kur policia do të zhvillojë një konferencë për mediat lidhur me aksionin.