Në qytetin e Peqinit ka nisur aksioni i pastrimit që në hyrje të qytetit.

Kryetari i ri i bashkisë së Peqinit, Lorenc Tosku është shprehur se aksione të tilla do të zhvillohen në çdo lagje dhe zonë të qytetit.

“Kemi nisur aksionin e pastrimit duke filluar nga hyrja e qytetit! Bashkë do ta shtrijmë këtë aksion në çdo lagje për ta bërë qytetin më të pastër, të jetueshëm dhe tërheqës për të gjithë. Së bashku do të ndërtojmë një qytet të pastër, të jetueshëm dhe të sigurt”, -thotë Tosku.

Sipas kryetarit të bashkisë puna sapo ka filluar dhe kjo e fundit nuk do të ndalet asnjë ditë. Këto aksione, përveç pastrimit të qytetit, kanë si qëllim edhe ndërgjegjësimin e qytetarëve, që të mbajnë pastër ambientet e përbashkëta.