Në kuadër të javës Europiane të Basketbollit edhe në qytetin e Elbasanit është zhvilluar një aktivitet sportiv me pjesëmarrës fëmijët me aftësi të kufizuar.

Ky aktivitet u organizua nga “Program of Special Olympics Albania”. Qëllimi i këtij aktiviteti ishte që përmes sportit personat me aftësi të kufizuar të ndjeheshin të pranuar dhe jo të veçuar.

Roland Hysi drejtori Kombëtar i organizatës për Tv Skampa tha se fokusi i këtyre aktiviteteve është të shihen aftësitë dhe mundësitë e çdo fëmije.

Drejtoresha sportive e SOA-s u shpreh se qëllimi i këtij aktiviteti është të argëtohen fëmijët.

Edhe drejtoresha e shkollës speciale u shpreh se ky aktivitet u mirëprit me shumë dëshirë edhe nga vetë fëmijët e shkollës.

Synimi i lëvizjes është të sigurojë trajnime sportive dhe gara atletike të llojit Olimpik gjatë gjithë vitit në shumëllojshmëri sportesh për personat me aftësi të kufizuara/ndryshe intelektuale Special Olympics Albania ka si qëllim të përcjellë shumë vlera jo vetëm për komunitetin e personave që kanë aftësi të kufizuara/ndryshe intelektuale), por për të gjithë Shqipërinë e më gjerë.

Edisona SKENDERI