Lajmi është përhapur me shpejtësi në mediat ndërkombëtare, prej të cilave mësohet se Rachel McAdams po pret një fëmijë, por nuk ka dashur për asnjë moment ta bëjë publik këtë lajm.

Që nga vjeshta e vitit të kaluar, aktorja nuk kishte publikuar asnjë foto. Life & Style ka mësuar ekskluzivisht se ylli u ‘The Game Night’ është shtatzënë me fëmijën e parë. Këtë e konfirmojnë për revistën disa sy vëzhgues, të cilët e kanë vënë re me kujdes se barku ka qenë e vështirë të fshihet.

Aktorja dhe partneri i saj, skenaristi Jamie Linden, kanë dalë bashkë për darkë në Staplehouse, Atlanta, më 13 shkurt, dhe “ajo dukej të paktën shtatë muajshe shtatzënë”, – thotë burimi për Life & Style. Fustani i 39-vjeçares u ka rënë në sy të gjithë atyre që ishin të pranishëm në restorant, ndaj ka qenë e vështirë që sekreti të fshihej.

Jamie dhe Rachel janë bashkë që nga prilli i 2016-ës.