Aktorja e njohur nga Tropoja, Arjola Demiri, e cila theu një tabu, duke arritur që të improvizojë një skenë masturbimi në skenën e teatrit, ka rrëfyer sesi u transmetua aktrimi i saj te meshkujt.Teksa ishte e ftuar në emisionin opinion ku tema ishte “Ç’do të thotë të jesh e bukur?”, ajo foli edhe për interpretimin e saj plot finesë te shfaqja “Dashuritë e virgjëreshës Madalenë”, e autorit Ridvan Dibra, me regji të Ben Apollonit.“Unë në monodramën e fundit që kisha, meshkujt e kishin më shumë mendjen që u eksituan se sa e shijuan ose morën mesazhin që përcillej…Në fakt nuk është se kam bërë ndonjë gjë që ndonjë aktor më parë s’e ka bërë…Jam munduar të mos e ekzagjeroj, të mos bëj gjëra vulgare, por që të jenë estetikisht të pranueshme për të gjithë. Meshkujt ndjeheshin të eksituar”, – është shprehur aktorja në emisionin “Opinion”.