Në kuadër të mbrojtjes së konumatorit Autoriteti Kombëtar i Ushqimit ka vënë në dispozicion të qytetarëve edhe një aplikacion për të gjithë ata të cilët vërejnë një shkelje të ligjit përsa i përket sigurisë ushqimore. Ne kuadër të mbrojtjes së konumatorit Autoriteti Kombëtar i Ushqimit ka vënë në dispozicion të qytetarëve edhe një aplikacion për të gjithë ata të cilët vërejnë një shkleljë të ligjit përsa i përket sigurisë ushqimore qoftë në mënyrën e respektimit të kushteve higjeno-sanitare qoftë në tregtim.

Drejtori i AKU Elbasan gjatë një intervistë për tv Skampa shprehet se tashmë qytetarët kanë mundësinë që të bejnë denoncime edhe online nëpërmjet portalit Inspektori Digital .

Firdus Kurti thekson se denoncimet e çdo qytetari në lidhje me raste që cënojnë sigurinë ushqimore, janë objekt pune për inspektorët e AKU, duke rikthyer besimin e çdo personi pranë këtij institucioni.

Autoriteti Kombëtar i Ushqimit i bën thirrje të gjithë konsumatorëve që për çdo shqetësim në lidhje me sigurinë ushqimore, të denoncojmë pranë portalit online Inspektori Digital, ku mund të denonconi nga çdo telefon që disponon internet.