Ambasadori i Gjermanisë në Tiranë, Peter Zingraf në pritjen e përvitshme të DIHA-s, deklaroi se reformat e mëtejshme përmirësojnë klimën e biznesit.

Në pritjen e përvitshme që u zhvillua dje nga Shoqata Gjermane e Industrisë dhe Tregtisë në Shqipëri (DIHA) në prani të presidentes së DIHA-s, Stephanie Sieg, ministres së Financave dhe Ekonomisë, Anila Denaj, si dhe organizatave anëtare të DIHA-s, ministra, kryetarë të komisioneve parlamentare dhe organizatave ndërkombëtare, ambasadori Peter Zingraf theksoi rëndësinë e vazhdimit të reformave në kuadër të përmirësimit të kushteve ekonomike si bazë për nxitjen e investimeve.

“Çdo investitor i mundshëm do të marrë vendimin final për të investuar vetëm nëse ai/ajo është i/e sigurt që do të gjejë një mjedis të favorshëm biznesi. Mënyra për të ecur përpara me bisedimet e pranimit në BE përfshin pikërisht elementet që janë thelbësore për çdo investitor, për krijimin e më shumë historive të suksesit dhe, rrjedhimisht, për zhvillimin ekonomik të Shqipërisë. Për vitin 2020 do të doja të inkurajoja të gjithë zyrtarët qeveritarë dhe ligjbërësit që të vazhdojnë në rrugën e reformave dhe të marrin seriozisht shqetësimet e komunitetit të biznesit”.atsh