Ambasadori i Maltës: “Shtëpia me Gjethe”, një dëshmi që të copëton shpirtin
Ambasadori i Maltës: “Shtëpia me Gjethe”, një dëshmi që të copëton shpirtin

Muzeu Kombëtar “Shtëpia me Gjethe” ka mirëpritur këtë fillim vit një vizitor mjaft të veçantë.

Stefano Palumbo-n, Ambasador i Urdhrit Sovran Ushtarak të Maltës në Shqipëri vizitoi muzeu kombëtar “Shtëpia me Gjethe” i cili është ndër më të veçantët në rrjetin ballkanik të muzeve.

Ky muze është kthyer tashmë në një atraksion turistik jo vetëm për vizitorët shqiptarë, por veçanërisht për turistët e huaj që vizitojnë Shqipërinë.

Gjatë vizitës së tij Stefano Palumbo u shpreh se, ”një muze jashtëzakonisht interesant. Një dëshmi që të copëton shpirtin, e gjallë dhe e egër e tmerreve të komunizmit”.

”Një vend ku secili prej nesh duhet të ndalojë të reflektojë dhe të lutet për popullin shqiptar i cili shumë, madje tepër ka vuajtur. Urime! Punë vërtet e paqme. Do të kthehem së shpejti për t’ju vizituar përsëri”, u shpreh ambasador i Urdhrit Sovran Ushtarak të Maltës në Shqipëri Stefano Palumbo.

/atsh