Është zhvilluar sot në Bashkinë e Cerrikut ceremonia për dhënien e titullit “Qytetar Nderi” ambasadorit Mihal Ciganik për “Integrimin, humanizmin e lidershipin si mik i vyer me kontribut për zhvillimin e komunitetit të Cerrikut”.

Kryetari i bashkisë së Cerrikut është shprehur se nënshkrimi i marrëveshjes së bashkëpunimit për ndërtimin e dy kopshteve është kontribut i madh për komunitetin.

Ndërsa ambasadori Mihal Ciganik në fjalën e tij thekson se bashkëpunimi me këtë qytet do të vazhdojë, dhe se ndihet i vlerësuar për nderin që i bëhet.

Bashkia e Cerrikut kishte menduar edhe për Konsullin Shqiptar në Sllovaki Faik Disdarin duke e nderuar me Çertifikatë Mirënjohje. Në marrëveshjen e nënshkruar sot mes dy palëve përfshihet edhe rikonstruksioni i disa këndëve sportive.

Edlira XHERRI