I HEART BERLIN, një prej bllogeve më interesant të artit e kulturës në Berlin, ka krijuar një listë të artistëve që momentalisht  jetojnë e punojnë në këtë vend.

Trendi i fundit është edhe këngëtarja shqiptare – Andrra.

Fatime Kosumi, dikur këngëtare e njohur, e cila u rikthye në skenë  pas nje pushimi, vjen me emrin Andrra,  me një stil ndryshe muzikor, i cili i është  propozuar nga I HEART BERLIN në listën e “këngëtarëve  që nuk duhen humbur”.

Andrra është e para në këtë listë të rekomandimeve. Sic shkruan blogu, “shumë shpejtë Andrra do të pushtojë edhe toplistat e Berlinit, pasi me këngën dhe videoklipin e fundit – Kalle Lamen – ajo ka pushtuar muzikën në Kosovë e në Shqipëri”.

Anna VR, Boiband, Free free dom dom, Simmone Jones, janë disa prej emrave të tjerë që propozohen në këtë listë. /a.ke/