Një ngjarje komike ka ndodhur në Ligën e dytë të futbollit anglez.

Më saktë në takimin mes skuadrës së “Tranmeres” dhe “Morekambe”, arbitri anësor nuk kishte veshur këpucë futbolli siç ndodh zakonisht, por kishte ardhur me një palë këpucë të cilat zakonisht përdoren në jetën e përditshme ose në ndonjë event.

Ky detaj nuk iu shpëtoi tifozëve të të dyja skuadrave, por edhe medieve, të cilat e komentuan dhe pasqyruan këtë ngjarje me nota humori.
/atsh