Historia e Brad Pitt dhe Angelina Jolie ka përfunduar prej tre vitesh. Pavarësisht se nuk është finalizuar divorci, aktorja zgjodhi që të hapë zemrën për dikë që do të jetë pranë saj.

“Angelina ka patur disa takime romantike”, tha një burim për Us Weekly.

Nuk dihet se ku janë takuar, por burimi shtoi se ende nuk ka asgjë serioze. “Ajo dëshiron që të takojë dikë që pëlqen, por nuk është prioriteti i saj”, shtoi burimi.

Angelina është shumë e fokusuar tek fëmijët dhe karriera, me të cilat kalon pjesën më të madhe të ditës.

/Ora News.tv/