Y

Administrata tatimore po vijon zbatimin e Planit Operacional në luftën kundër informalitetit, i cili po zbatohet në sektorët e konstatuar me risk: hidrokarbure, ndërtim dhe hoteleri, me fokus kryesor të subjektet “biznes i madh”.

Në vijim të këtij aksioni edhe gjatë ditës së sotme janë penalizuar disa subjekte të ndryshme.

Duke publikuar foto nga aksionet në terren, ku disa subjekte janë bllokuar, Kryeministri Edi Rama thekson se lufta kundër informalitetit, do të jetë një betejë e gjatë dhe këmbëngulëse, që sipas tij, së bashku me qytetarët aktivë do të arrihet objektivi.

“Vijojnë papushim kontrollet dhe goditjet e aktivitetit informal edhe falë qytetarëve që denoncojnë gjithnjë e më shumë. Do të jetë një betejë e gjatë dhe këmbëngulëse, por së bashku me qytetarët aktivë kjo betejë do ta arrijë se s’bën objektivin”, -deklaroi Kryeministri Rama.