Nga 663 kontrolle të ushtruara nga Administrata Tatimore në periudhën 11-15 nëntor, 128 subjekte kanë rezultuar me shkelje të legjislacionit tatimor.

Sipas raportit javor të Administratës Tatimore, 15 subjekte rezultuan të paregjistruara, 20 tatimpagues u penalizuan për shkeljen e mos lëshimit të kuponit tatimor (rasti i parë), 24 tatimpagues me punonjës të padeklaruar, nga të cilët 21 subjekte “biznes i vogël” dhe 3 subjekte “biznes i madh”.

4 tatimpagues janë konstatuar se nuk kanë pasur të instaluar pajisjet fiskale dhe 11 tjerë nuk i mbanin pajisjet fiskale në gjendje pune. Ndërkohë sipas Administratës Tatimore, 23 tatimpagues janë konstatuar se dispononin mallra pa dokumentacion tatimor.

Plani kundër informalitetit synon së pari ndërgjegjësimin e të gjithëve se respektimi i ligjit është detyrim i njejtë për të gjithë dhe në të mirën e përbashkët.

Plani operacional kundër informalitetit ndër të tjera përfshin monitorim dhe verifikim i informalitetit në zonat dhe sektorët me risk, verifikim i deklarimit të punonjësve në tre sektorë kryesorë – ndërtim, call center, fasonë, verifikim i tatimpaguesve që kanë qarkullim të madh dhe detyrime të papaguara, nëndeklarimin e pagave

/atsh