Komisioni i Venecias publikoi sot raport opinionin në lidhje me interesimin e Kuvendit të Shqipërisë për çështjen e shkarkimit ose jo të Presidentit Ilir Meta pas dekretit që anuloi zgjedhjet e 30 qershorit.

Komisioni i Venecias arrin në konkluzionin se, në mungesë të një dispozite ligjore, Presidenti mund të anulojë zgjedhjet vetëm për organet e qeverisjes vendore në një situatë emergjente.  Edhe atëherë Presidentit i duhet një bazë ligjore ad hoc (e posaçme) për të shtyrë zgjedhjet.

“Bojkoti zgjedhor nga partitë politike, edhe nëse ato përfaqësojnë një pjesë të rëndësishme të elektoratit, nuk mund të parandalojë që të bëhen zgjedhje të rregullta. Përndryshe, këto parti do të merrnin levën për të parandaluar plotësisht çdo zgjedhje”, theksohet në raport

“Do t’i mbetet Parlamentit dhe në fund Gjykatës Kushtetuese të përcaktojë nëse anulimi, ose shtyrja e zgjedhjeve lokale do të thotë një shkelje e Kushtetutës dhe nëse shkelja është e një karakteri serioz, i cili do të lejonte një fajësim të Presidentit”, thotë raporti i “Venecias”.

Konkluzionet

94. Në përgjigje të kërkesës për një opinion nga kryetari i Kuvendit të Shqipërisë, Komisioni i Venecias arriti në përfundimin se, në mungesë të një dispozite statutore për këtë çështje, presidenti mund të anulojë zgjedhjet vetëm për organet e qeverisjes vendore në një situatë gjatë të cilës plotësohen kriteret për marrjen e masave emergjente. Edhe në këtë rast, presidentit i duhet një bazë ligjore specifike “ad hoc” për të shtyrë zgjedhjet.

95. Ky përfundim mbështetet në rregullin e përgjithshëm të interpretimit, sipas të cilit rregullimi i kompetencave të urgjencës, i shprehur në Kushtetutë dhe ligje, kufizon rekursin ndaj çdo kompetence plotësuese të pashkruar të emergjencave në situata të jashtëzakonshme; kryesisht për një situatë të një pamundësie faktike ose juridike, që nuk parashikohen në mënyrë të qartë nga ligji i shkruar i emergjencës
Anulimi i zgjedhjeve është i mundur vetëm në situata që plotësojnë kërkesën për shpalljen e gjendjes së jashtëzakonshme. Sidoqoftë, rregullat e zbatueshme kushtetuese për situata emergjente nuk janë ndjekur në këtë rast. Nuk ka patur as një konsensus politik, që do të lejonte krijimin e një baze ligjore “ad hoc”.

96. Anulimi i zgjedhjeve gjithashtu prek të drejtat elektorale të njohura nga instrumentet ndërkombëtare të të drejtave të njeriut dhe vetëm zbatimi i “actus contraries” është i ndaluar nga parimi i proporcionalitetit të çdo ndërhyrjeje.

97. Mungesa e një baze ligjore dhe disponueshmëria e alternativave (shtyrja e zgjedhjeve sipas masave emergjente sipas nenit 170 të Kushtetutës ose rifillimi i dialogut politik pas zgjedhjeve) e bëjnë ndërhyrjen me të drejtat elektorale joproporcionale.

98. Bojkoti zgjedhor nga partitë politike, edhe nëse ato përfaqësojnë një pjesë të rëndësishme të elektoratit, nuk mund të pengojë që të zhvillohen zgjedhje të rregullta. Përndryshe, këto parti do të merrnin kompetencat për të parandaluar plotësisht çdo zgjedhje.

99. Mbetet në dorën e Kuvendit dhe më pas të Gjykatës Kushtetuese për të përcaktuar nëse anulimi, shtyrja e zgjedhjeve lokale është një shkelje e Kushtetutës dhe nëse shkelja është e një karakteri serioz, i cili do të lejonte shkarkimin e Presidentit.

100. Siç përcaktohet në këtë opinion, një numër faktorësh tregojnë se ato mund të kenë qenë të një karakteri të tillë, që jo domosdoshmërisht vërtetojnë një shkelje serioze. Lidhur me, veçanërisht, thirrjet e Presidentit për dialog, pritshmëritë për shtyrjen e zgjedhjeve do të kontribuonin në arritjen e një kompromisi midis palëve, mungesën e një sfide të drejtpërdrejtë të dekreteve të Presidentit para gjykatës dhe statusin kushtetues të zgjedhjeve lokale krahasuar me zgjedhjet parlamentare.

101. Të marra së bashku, kjo mund t’i sigurojë Kuvendit elemente që kanë tendencë për pikëpamjen se – megjithëse Presidenti mund të ketë tejkaluar kompetencat e tij kushtetuese duke anuluar dhe shtyrë zgjedhjet lokale përtej mandatit zgjedhor të autoriteteve lokale pa një bazë të veçantë ligjore – këto akte mund të mos plotësojë kriteret e kërkuara të një serioziteti të mjaftueshëm në rrethanat për të kërkuar një shkarkim të Presidentit.

102. Së fundmi, edhe nëse është konstatuar serioziteti i shkeljeve, kjo nuk duhet të çojë domosdoshmërisht në një shkarkim të Presidentit duke marrë parasysh kompetencat e Sesionit Plenar të Kuvendit, duke u mbështetur në parimet kushtetuese, siç janë kontrollet dhe ekuilibrat.

103. Komisioni i Venecias mbetet në dispozicion të autoriteteve shqiptare për çdo ndihmë të mëtejshme për këtë çështje.

/gj.mima/ a.i/