Këshilli i Lartë i Prokurorisë ditën e hënë do të shqyrtojë kërkesën e drejtuesit të SPAK-ut, Arben Kraja për shtimin e 2 prokurorëve të tjerë për shkak të fluksit të punës.

Mësohet se SPAK-u nga 15 prokurorë që ka caktuar KLP, që duhet të ketë, ka vetëm 8 të emëruar dhe 2 të komanduar.

Më herët Kraja i kishte dërguar një shkresë Këshillit të Lartë të Prokurorisë për shtim të numrit të prokurorëve, pasi ‘pirgu’ i dosjeve ishte shumë i madh.