Ish drejtori Rajonal i Shërbimit të Transportit Rrugor, ose sic njihet ndryshe drejtoria prane kolaudimit, Arben Xhina është emëruar sot në një tjetër detyrë. Ai ka është emëruar nga Ministrja e transporteve si Drejtor Rajonale i Mjedisit në Elbasan. Ai zëvendësoi Enver Shkurtin i cili është emëruar nënprefekt për bashkinë e Librazhdit.

Arben Xhina është një emër i njohur. Ai ka një CV mjaft të pasur dhe ka mbajtur poste të ndryshme drejtuese në disa drejtori të Elbasanit. Ben Xhina njihet gjithashtu si një drejtor mjaft i përkushtuar ndaj zgjidhjes së nevojave të qytetarëve.