E ftuar në “Pushime on Top”, Armina Melvani tregoi se ka një marrëdhënie shumë të mirë me vjehërrit e saj, ish-kryeministrin Sali Berisha dhe bashkëshorten e tij, Liri Berishën.

E pyetur nga moderatorja Ori Nebijaj, se cili e llaston më shumë nga të dy Armina u përgjigj: “Normale që kur bëhet pjesë për llastim i shkon më shumë femrave. Gratë llastojnë më shumë”.

Armina tregoi se vjehrrës nuk i thotë ‘mami’ siç ndodh zakonisht me nuset, por e thërret Lili.

“Nuk kam pse ta thërras vjehrra. Mua nuk më pëlqejnë këto. Ne respektohemi shumë dhe për mua respekti me njëra- tjetrën është më e rëndësishme se sa forma si e thërret”, u shpreh Armina.